

Elbasan – Një 48-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ka kanosur me armë një shtetas tjetër gjatë një konflikti të çastit.
Sipas Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, shtetasi me inicialet A. C. dyshohet se më 9 mars 2026 ka kanosur me armë shtetasin K. G., 46 vjeç. Ky i fundit nuk ka bërë kallëzim në ditën e ngjarjes.
Policia po punon për kapjen e 48-vjeçarit dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit. Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






