

Tiranë – Partia Socialiste e Shqipërisë ka refuzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Lidhur me këtë çështje reagoi sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, gjatë një konference për mediat.
Klosi theksoi se Partia Socialiste mbetet e angazhuar në mbështetje të reformës në drejtësi dhe institucioneve të reja të drejtësisë, duke shtuar se mazhoranca nuk ndërhyn në proceset hetimore.
“Partia Socialiste e ka shprehur qartë qëndrimin e saj dhe nuk kemi asnjë diskutim sa i përket drejtësisë së re. Mbështetja jonë ka qenë që në fillim. Në pushtet kemi ardhur me një nga premtimet e mëdha, reformën në drejtësi, dhe vazhdojmë ta mbështesim duke qëndruar të baraslarguar”, u shpreh Klosi.
Ai shtoi se mazhoranca i qëndron parimit të mosndërhyrjes në punën e institucioneve të drejtësisë dhe se nuk do të pengojë asnjë proces hetimor.
“Ne i qëndrojmë 100 për qind parimit se nuk involvohemi në asnjë proces hetimor. Nuk do të ketë pengim të hetimeve”, deklaroi Blendi Klosi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






