Transmetuar më 11-03-2026, 07:56

TEHERAN – Media shtetërore iraniane raportojnë se Irani ka ndërmarrë një seri sulmesh me raketa ndaj disa bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar operacionin si një nga më të rëndët që nga nisja e luftës në rajon.

Sipas një deklarate të publikuar nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike në rrjetin social X, objektiv i sulmeve kanë qenë baza ajrore Al Udeid në Katar, Kampi Arifjan në Kuvajt dhe baza Harir në Irak.

Raportimet e mediave shtetërore iraniane bëjnë me dije se “lançimi masiv” i raketave ka shënjestruar gjithashtu edhe Flotën e Pestë Detare të Shteteve të Bashkuara në rajon, duke pretenduar se është goditur infrastruktura operacionale e ushtrisë amerikane.

Në një tjetër reagim të shpërndarë nga burime zyrtare iraniane, operacioni është cilësuar si “më shkatërruesi dhe më i rëndi” që nga fillimi i konfliktit.

Deri në këto momente, zyrtarët amerikanë nuk kanë bërë ende një koment zyrtar lidhur me pretendimet për sulmet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit