

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Bulqizë, ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur pas një sherri.
Sipas informacioneve paraprake, tre të rinjtë, të moshës 22 deri në 26 vjeç, dyshohet se janë plagosur me thikë në rrethana që ende nuk janë sqaruar.
Si pasojë e plagëve të marra, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e të plagosurve, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e konfliktit.
Bulqizë / Informacion paraprak
Më datë 10.03.2026, rreth orës 20:30, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se, pas një konflikti të çastit, janë konfliktuar fizikisht shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali, janë mbledhur familjarët e shtetasve të shoqëruar në komisariat, ku shtetasit J. C. dhe Y. Sh. janë konfliktuar fizikisht me shtetasit R. D., A. K. dhe R. T.
Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit R. D., A. K. dhe R. T., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, me qëllim kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve J. C. dhe Y. Sh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






