

Të martën, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se asnjë anije e Marinës amerikane nuk ka guxuar të afrohet te Gjiri i Hormuzit, duke sfiduar pretendimet e një zyrtari të lartë amerikan.
“Asnjë nga anijet luftarake amerikane nuk ka guxuar të afrohet madje as në Detin e Omanit, Gjirin Persik apo Gjirin e Hormuzit gjatë luftës,” – tha zëdhënësi i Gardës, Ali Mohammad Naini, duke e cilësuar si “gënjeshtër të pastër” deklaratën e mëparshme.
Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, kishte pretenduar fillimisht se Marina amerikane kishte shoqëruar një tanker nafte përmes këtij kanali strategjik, por postimi u fshi pak minuta pas publikimit, duke rritur tensionet dhe pasigurinë mbi situatën në rajon.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






