

Në mbrëmjen e 10 marsit 2026, tensioni mbizotëroi gjatë sqarimeve mes Selin dhe Miri, ndërsa Selin kërkonte që ai të “vinte pikat mbi i” për raportin mes tyre.
Nga ana tjetër, Juela bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se Selin është e dashuruar me Mirin. Ajo shtoi:
“Personalisht nuk mendoj që Miri ka ndjenja. Miri është një burrë që është nën kontroll të emocioneve të veta, ka tërheqje fizike ndaj Selin dhe nëse s’do kishte qenë i martuar mund të kishte pasur diçka mes tyre. Unë besoj se Selin nuk do ia pranojë vetes që është e dashuruar. E dinë të dy që është diçka e pamundur.”
Nga ana tjetër, Rogerti komentoi:
“Këtu ka ndjenja, se kush i ka më të forta nuk e di, normal që edhe Miri e pëlqen.”
Selin reagoi ndaj deklaratave, duke kritikuar Mirin dhe Juela-n:
“Unë po i kërkoj Mirit në këtë pikë që të paktën kur nuk është i aftë të japë përgjigje dhe t’i japë fund kësaj situate, të paktën të mos lejojë njerëzit e tjerë të komentojnë. Ai jo vetëm që i bën akuzat vetë madje dhe i shijojnë kur Juela çohet dhe bën këto deklarata të turpshme.”
Ndërsa Miri u shpreh:
“Si ka mundësi kur jemi në shtëpi unë kurrë nuk flas kur është Selin me Gimbon, por është Selin që komenton situatat e mia me këdo tjetër.”
Debati midis tre banorëve ka nxitur një atmosferë të tensionuar dhe diskutime të shumta, ndërsa çështjet e ndjenjave personale dhe reagimet e secilit vazhdojnë të jenë qendra e vëmendjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






