

Deri në 150 trupa amerikane raportohet se janë plagosur gjatë konfliktit me Iran, sipas dy burimeve të njohura me situatën që folën për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters.
Kjo shifër nuk ishte bërë më parë publike dhe rezulton dukshëm më e lartë se bilanci zyrtar i Pentagoni, i cili deri tani kishte njoftuar vetëm 8 ushtarë amerikanë të plagosur rëndë gjatë përplasjes.
Raportimi i Reuters thekson se numri real i të plagosurve është shumë më i madh se ajo që ishte bërë publik dhe mund të arrijë deri në 150 persona, duke ngjallur shqetësim mbi përmasat reale të përfshirjes së trupave amerikane në konflikt.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






