

Një aksident rrugor me pasojë vdekjeje është regjistruar pasditen e së martës në Berat.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 18:30, në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, shtetasi Saimir Ripi, 40 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanalin kullues anës saj.
Si pasojë e përplasjes, 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






