Transmetuar më 10-03-2026, 17:41

Richard Grenell, ish-emisari i Donald Trump për misione të posaçme, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Reagimi i tij erdhi pasi Osmani deklaroi se administrata e Donald Trump ka qenë “administrata më pro-Kosovë që nga shpallja e pavarësisë”.

Në një postim në rrjetin social X, Grenell e quajti këtë deklaratë të pavërtetë dhe kritikoi edhe qeverisjen aktuale në vend:

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë. Ajo do të thotë çfarëdo për të mbijetuar politikisht”, shkroi Grenell.

Deklarata e ish-diplomatit riktheu vëmendjen tek raporti mes Albin Kurti dhe Osmani, duke ngritur debate për efikasitetin e qeverisjes së tyre dhe vendimet politike të marrë nga binomi i tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit