Transmetuar më 10-03-2026, 17:35

Debatet dhe marrëdhëniet brenda Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, analistja Olta Sheta ka komentuar raportin e shumëpërfolur mes Miri dhe Selin, duke bërë një deklaratë që ka surprizuar publikun.

Gjatë bisedës me moderatorin Ronaldo Sharka, ajo u pyet drejtpërdrejt nëse Miri do të ndahej nga bashkëshortja e tij nëse Selin do t’i jepte një shans për një lidhje brenda shtëpisë së famshme.

Sheta u shpreh se, sipas saj, kjo gjë do të ishte shumë e mundshme.

“Me Mirin që shoh, 100 për qind. Po, patjetër që do e kishte lënë gruan”, tha ajo, duke shtuar se situata mes tij dhe bashkëshortes duket e paqartë për publikun.

Analistja ngriti edhe dyshime për marrëdhënien e tij jashtë shtëpisë, duke theksuar se nëse një partner toleron situata të tilla, mund të jetë shenjë se lidhja ka përfunduar emocionalisht.

“Nëse një grua do ta lejonte partnerin e saj të bënte ato që ka bërë Miri, do të thotë që marrëdhënia ka mbaruar,” u shpreh Sheta, duke shtuar se në raste të tilla shpesh njerëzit qëndrojnë bashkë vetëm për respekt ndaj familjes ose fëmijëve.

Ajo komentoi edhe diskutimet që qarkullojnë në rrjet për origjinën e bashkëshortes së Mirit, për të cilën thuhet se është gjermane, duke theksuar se toleranca në një marrëdhënie nuk lidhet me kombësinë.

“Njerëz janë kudo. Kur nuk ka ndjenjë, mund të ketë tolerancë. Por kur ka ndjenjë, askush nuk e pranon që partneri i tij të flejë me një person tjetër, qoftë edhe për lojë,” u shpreh ajo.

Deklaratat e saj kanë ndezur sërish debat në rrjet për marrëdhënien mes Mirit dhe Selinës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit