Transmetuar më 10-03-2026, 17:10

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Zvicër, pasi dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti që merrej me trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mediave zviceriane, gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 80 gram kokainë, pajisje për paketimin e drogës si dhe mijëra franga zvicerane, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Nga hetimet paraprake rezulton se 27-vjeçari mund të ketë qenë i përfshirë në një aktivitet më të gjerë të shpërndarjes së drogës. Për këtë arsye, Prokuroria Publike e akuzon atë për trafik të rëndë të lëndëve narkotike.

Hetimi po drejtohet nga prokurorja publike Anna Fumagalli, ndërsa autoritetet po vazhdojnë verifikimet për të zbuluar lidhjet e mundshme të të dyshuarit me persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut.

Ndërkohë, pritet që 27-vjeçari shqiptar të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit