

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupa e Shqipërisë për sezonin 2025–2026. Ceremonia u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku goglat përcaktuan dy përballjet që do të vendosin finalistët e këtij edicioni.
Në gjysmëfinale do të përballen:
Dinamo City – Vllaznia Shkodër
Egnatia Rrogozhinë – AF Elbasani
Ashtu si sezonin e kaluar, Dinamo City, që është edhe mbajtësja në fuqi e trofeut, do të përballet sërish me Vllazninë në gjysmëfinale. Ndërkohë, Egnatia dhe Elbasani, dy skuadra që rivalizojnë edhe në kampionat, do të sfidohen gjithashtu në Kupë për një vend në finalen e kompeticionit.
Kualifikimi për në finale do të përcaktohet me sistemin vajtje-ardhje. Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve janë planifikuar të luhen më 8 prill, ndërsa takimet e kthimit më 22 prill.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






