

Çmimi i naftës në Shqipëri vijon të rritet, duke arritur sot në 198 lekë për litër në pikat kryesore të karburantit. Kjo shënon një rritje prej 25 lekësh që nga 4 marsi, kur u regjistrua ndryshimi i parë i çmimeve.
Ndërkohë që qeveritë e disa shteteve në Ballkan kanë ndërmarrë masa për të menaxhuar situatën dhe për të kufizuar rritjen e çmimeve, Shqipëria ende nuk ka marrë një vendim konkret për të stabilizuar tregun.
Ministria e Ekonomisë ka mbledhur sërish përfaqësuesit e kompanive të hidrokarbureve për të diskutuar situatën e furnizimit dhe pasojat e shtrenjtimit të naftës. Qeveria monitoron nga afër situatën, ndërsa tensionet dhe pasiguria në Lindjen e Mesme vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet e karburanteve në vend.






Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






