Transmetuar më 10-03-2026, 14:02

Një video e re po qarkullon në rrjet, duke rikthyer vëmendjen mbi raportin e përfolur mes Mirit dhe Selinës. Gjatë një bisede me Selinën, Gimbo i ka rrëfyer një prapaskenë që i ka komunikuar Rogerti, duke përmendur pretendime të forta që lidhen me Mirin.

Sipas Gimbos, Miri i kishte dhënë sinjale Rogertit, duke përdorur “gjuhën e syve”, për të treguar se kishte pasur afrimitet fizik me Selinën dhe prekje të guximshme nga ana e saj.

“Rogerti më ka thënë që Miri, demek, i ka treguar me gjuhën e syve se ‘mua më ka prek Selini’,” dëgjohet të thotë Gimbo gjatë diskutimit.

Deklarata ka ndezur tensionin në shtëpi dhe pritet të sjellë përplasje mes banorëve. Ende mbetet për t’u sqaruar nëse bëhet fjalë për një pretendim të qëllimshëm të Mirit, apo për një keqinterpretim të sinjaleve nga “gjuha e syve”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit