Transmetuar më 10-03-2026, 13:42

Teheran – Ali Larijani, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, reagoi me tone të ashpra ndaj presidentit amerikan Donald Trump, pas një paralajmërimi në X ku Trump premtoi një “sulm dy herë më të fortë” nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, rrugën kryesore detare në Gjirin Persik.

Larijani iu përgjigj gjithashtu në X: “Kombi sakrifikues i Iranit nuk ka frikë nga kërcënimet tuaja boshe. Edhe ata që janë më të mëdhenj se ju nuk mund ta eliminojnë Iranin. Kini kujdes të mos eliminoheni.”

Deklarata ka shtuar tensionet mes dy vendeve, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për rritje të pasigurisë në një nga rrugët më strategjike të transportit të energjisë në botë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit