Transmetuar më 10-03-2026, 12:51

Është publikuar foto e autorit të dyshuar për plagosjen e një shtetasi turk mbrëmjen e së hënës në një lokal në zonën e Saukut, Tiranë. Sipas policisë, dyshohet se autori është gjithashtu shtetas turk.

Hetimet paraprake tregojnë se viktima, 39-vjeçari Halil Ulçar, dhe autori mund të kenë pasur një konflikt të mëparshëm, megjithëse i plagosuri nuk ka dhënë bashkëpunim për identifikimin e autorit ose motivin e sulmit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe të zonës për të ndihmuar në identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Halil Ulçar u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe gjendjes së tij shëndetësore.

Policia njofton: “Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U., 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit