

Hakerat e grupit “Homeland Justice” kanë publikuar një mesazh kërcënues në Telegram, duke pretenduar se zotërojnë komunikimet dhe korrespondencën e disa anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Në postim ata akuzojnë disa deputetë për lidhje me persona të përfshirë në krime të rënda dhe paralajmërojnë se kjo çështje do të bëhet publike, duke përdorur gjuhë të ashpër dhe duke thënë se “turpi do të mbetet përgjithmonë”.
Institucionet shqiptare ende nuk kanë reaguar, dhe mbetet e paqartë nëse kërcënimi bazohet në materiale reale apo është thjesht propagandë online.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






