Transmetuar më 10-03-2026, 12:08

LEZHË, 10 Mars 2026 – Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykata e Lezhës, ku mbrojtja paraqiti konkluzionet përfundimtare për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj në Shëngjin, në prill të vitit 2023.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se nuk ekziston asnjë provë që implikon klientin në këtë ngjarje dhe se Saraiva është diskriminuar gjatë gjithë periudhës nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas avokatit, i pandehuri ka theksuar se mbahet padrejtësisht në burg dhe se policia dhe prokuroria e dinë shumë mirë kush janë autorët e vërtetë të vrasjes.

Seanca e radhës është caktuar më 25 mars, kur pritet shpallja e vendimit nga gjykata.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit