Transmetuar më 10-03-2026, 11:34

FIER, 10 mars 2026 – Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 20 vjet burg secili të pandehurit V.D. alias L. dhe A.G. për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” sipas nenëve 78/2, 22, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Hetimet e procedimit penal nr. 1795/2019 treguan se V.D. alias L., me qëllim hakmarrjeje ndaj vrasjes së vëllait të tij G.L., bashkëpunoi me A.G. për të kryer vrasjen e shtetasit A.H. Më 30 dhjetor 2019, rreth orës 17:50, në vendin e quajtur “Dukas-Breg” në Patos, A.G. shtiu tre herë me armë zjarri ndaj A.H., duke e plagosur atë në krahun e majtë.

Prokuroria e Fierit thekson angazhimin e saj për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit