

GJIROKASTËR, 10 mars 2026 – Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë punonjësi i Ndërmarrja e Shërbimeve në Komunitet, D.K., 55 vjeç, i cili ishte plagosur rëndë pas një aksidenti në vendin e punës.
Ngjarja ndodhi më 3 mars në lagjen “Zinxhira”, kur punonjësi u rrëzua nga kati i dytë i një godine private gjatë kryerjes së punimeve për pastrimin e objektit, i cili ishte sekuestruar nga banka. Ai pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës, ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona, të akuzuar për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Drejtuesi i institucionit, Adriatik Onjea, akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe është shpallur në kërkim pas largimit drejt Greqisë.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy përgjegjësit teknikë, P.C. dhe A.B., ndërsa për brigadierin A.L. është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






