Transmetuar më 10-03-2026, 11:08

TIRANË, 10 mars 2026 – Për mësuesit e arsimit parauniversitar që synojnë përfitimin e titujve “Mësues i Kualifikuar”, “Mësues Specialist” dhe “Mësues Mjeshtër”, nis sot testimi i informatizuar, njoftoi Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Testimi do të zhvillohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore sipas një kalendari të përcaktuar për kategorinë “Mësues i Kualifikuar”. Ministrja Kumbaro theksoi se ky proces nuk është i rëndësishëm vetëm për avancimin profesional të mësuesve, por edhe për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të arsimit parauniversitar në vend.

Procesi i kualifikimit ka nisur në muajin shkurt dhe pritet të vijojë deri në maj. Sipas Kumbaros, ky cikël përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e standardeve arsimore dhe mbështet avancimin në karrierën profesionale të mësuesve.

Në mbështetje të këtij procesi, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ka publikuar programet orientuese për marrjen e shkallëve të kualifikimit, të cilat janë të aksesueshme për të gjithë mësuesit në faqen zyrtare të institucionit.

Mësuesit inkurajohen të marrin pjesë në këtë proces, duke e konsideruar atë një mundësi për përmirësimin e vazhdueshëm dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies në arsimin parauniversitar në Shqipëri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit