

UASHINGTON, 10 mars 2026 – Një gjykatë federale në Washington, D.C. ka vendosur që një kompania australiane të ketë të drejtën të sekuestrojë asete që i përkasin Qeveria e Shqipërisë, në zbatim të një vendimi arbitrazhi me vlerë rreth 13 milionë dollarë.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, gjyqtari federal ka pranuar kërkesën e kompanisë financuese të çështjeve gjyqësore Omni Bridgeway për të ndërmarrë veprime për mbledhjen e shumës së fituar në arbitrazh. Vendimi i arbitrazhit kundër Shqipërisë është dhënë fillimisht në vitin 2020 nga një gjykatë arbitrazhi në Zvicër.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur qeveria shqiptare është përballur edhe me një tjetër vendim të rëndësishëm arbitrazhi, atë me biznesmenin italian Francesco Becchetti, për të cilin Shqipëria është urdhëruar të paguajë rreth 130 milionë euro dëmshpërblim.
Në atë rast, Becchetti nisi procedurat për sekuestrimin e llogarive shqiptare në Eurocontrol për të siguruar ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit.
Sipas raportimeve, fatura totale e proceseve të arbitrazhit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë kap shifra mbi 200 milionë dollarë, ndërsa disa çështje të tjera mbeten ende në proces dhe pa një vendim përfundimtar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






