

LEZHË, 10 mars 2026 – Shtetasi portugez Ruben Saraiva është paraqitur sot në Gjykatën e Lezhës në seancën e radhës gjyqësore për çështjen e vrasjes së biznesmenit Ardjan Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin.
Gjatë kësaj seance, mbrojtja pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare lidhur me akuzat ndaj Saraivës. Më herët, Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez, i akuzuar si autor i vrasjes.
Nga ana tjetër, mbrojtja e tij, përmes avokatit Kujtim Cakrani, ka deklaruar se klienti është i pafajshëm dhe se, sipas tyre, nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme që e lidhin me këtë ngjarje.
Pas paraqitjes së konkluzioneve nga pala mbrojtëse, pritet që trupi gjykues të tërhiqet për të marrë vendimin përfundimtar mbi këtë çështje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





