Transmetuar më 10-03-2026, 08:29

Tërmet me magnitudë 6,0. Vendet e prekura: Kroaci, Itali, San-Marino dhe Vatikan. 13 km nga Anacapri, Napoli, Itali

Një tërmet i fortë me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (10 mars) pranë brigjeve të Caprit, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe turistët që ndodheshin në zonë.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar të Sizmologjisë, epiqendra e lëkundjes u lokalizua rreth 10 kilometra në perëndim të ishullit Capri, ndërsa thellësia fokale e tërmetit është vlerësuar rreth 414 kilometra.

Tërmeti u ndje edhe përgjatë bregdetit Tirren të Kalabrisë.

Në sajë të thellësisë së ngjarjes sizmike, aktualisht nuk ka raportime për dëme materiale ose në njerëz.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit