

Moska paraqet një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit
Rusia kërkon përfundimin e sulmit luftarak të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit. Ajo ka paraqitur një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit për t’i dhënë fund luftës në rajonin e Azisë Perëndimore.
Në projektrezolutën e dorëzuar në Këshillin e Sigurimit të OKB, Moska kërkon nga të gjitha palët që të ndërprerjn konfliktin dhe të kthehen në negociata.
Në projektrezolutën e paraqitur nga Rusia thuhet se Këshilli i Sigurimit në mënyrë urgjente inkurajon të gjitha palët përkatëse që pa asnjë vonesë më të madhe të kthehen në negociata dhe të shfrytëzojnë plotësisht mjetet diplomatike.
Kjo projektrezolutë shton: “Këshlli i Sigurimit duke theksuar përsëri mbi qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuar, si dhe duke kujtuar Nenin 2 (4) të Kartës së Kombeve të Bashkuara i cili ndalon plotësisht përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo vendi.
"Këshilli i Sigurimit me tonin më të ashpër dënon të gjitha sulmet kundër popullatës civile dhe infrastrukturave civile dhe kërkon mbrojtjen e tyre dhe thekson zotimin e të gjitha palëve për respektimin e ligjeve ndërkombëtare, duk përfshirë ligjet ndërkombëtare humanitare”, vijojnë drafti rus.
Në pjesën tjetër të kësaj projektrezolute të propozuar nga Rusia thuhet se Këshilli i Sigurimit thekson rëndësinë e garantimit të të gjitha vendeve në rajonin e Azisë Perëndimore dhe përtej këtij rajoni.
Më herët Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë në reagim ndaj luftës në rajonin e Azisë Perëndimore, tha: “Dëshirojmë të përcaktojmë se në çfarë bote po jetojmë, ne besojmë se Amerika duhet të sqarojë programet e veta në lidhje me mënyrën e lidhjes së veprimeve të saj me atë që më parë në botë përkufizohej si normë e veçantë ndërkombëtare”.
Aksioni ushtarak i Amerikës dhe Izraelit kundër Republikës Islamike të Iranit ku si pasojë është vrarë Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik, ka filluar nga mëngjesi i 28 shkurtit 2026. Ky sulm nisi në kohën kur ishin duke u zhvilluar negociatat indirekte mes Iranit dhe Amerikës me ndërmjetësimin e disa vendeve të rajonit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






