

Tiranë, 10 mars 2026 – Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta dhe kalimtare, të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë zonave malore, kryesisht në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.
Sa i përket detit, valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1–2 ballë.
Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të karakterizojnë kushtet atmosferike në territorin Shqiptar KU më të dendura vranësirat do të PARAQITEN në zonat Veriperëndimore dhe pjesërisht në Qendër; megjithatë nuk priten reshje NDERSA orët e pasdites; do të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit; përjashuar; zonat bregdetare të cilat do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta dhe kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR vijojnë kostante maksimumet duke u luhatur nga; 2°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 21°C përkatësisht në qarqet; Lezhë; Durrës dhe Vlorë.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.
KOSOVA
Pjesa e parë e ditës; do të VIJOJE në kushte të qëndrueshme atmosferike edhe Republikën e Kosovës; duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta te cilat më të dendura do të jenë në skajin Jugor dhe Jugperëndimor;
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës; të vijojë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të Kosovës;
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR vijojnë kostante maksimumet duke u luhatur nga;
1°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 15°C përkatësisht në Gjakovë dhe Gjilan;
Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
MAQEDONIA
Maqedonia e Veriut, gjatë orëve të paradites; do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin KU në zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë më të dukshme;
Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës; të sjellë largim gradual të vranësirave duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut;
Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR vijojnë kostante maksimumet duke u luhatur nga;
3°C temperatura më e ulët e cila do të shënohet në Kumanovë dhe maksimumi do të ngjitet jo më shumë se 16°C në qytetin e Manastirit;
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
EVROPA
Ishujt Britanikë do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje të dendura shiu; herë pas here shoqëruar më stuhi të forta ere;
Po ashtu Alpet Europiane si edhe disa zona përreth tyre do të karakterizohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore POR në sasi të pakta.
Ndërsa gadishulli Skandinav, adishulli Apenin; rajoni i Ballkanit, gadishulli Peloponez si edhe brigjet e Turqisë do të MBETEN nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të NGROHTE si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë Perëndimore që kanë përfshirë opjesën më të madhe të Europës prej disa ditësh.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





