

Prishtinë, 9 mars 2026 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat për zgjedhjen e saj si presidente, në rast se kryeministri Albin Kurti do ta kishte propozuar si kandidaturë. Ajo tha se kishte zhvilluar kontakte me deputetë të opozitës dhe të komuniteteve joshumicë, përfshirë LDK-në, por nuk mori mbështetjen e Kurtit dhe të Grupit Parlamentar të LVV.
Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit, Osmani theksoi se ky dekreti ishte një obligim kushtetues dhe ishte konsultuar me juristë para nxjerrjes.
Presidentja gjithashtu bëri të ditur se Kurti e kishte vlerësuar si “presidenten më të mirë të shekullit 21” dhe theksoi se interesat personale nuk kishin kaluar interesin e shtetit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






