

Pas 16 vitesh nga zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata, nëna e saj, Bukurie Mata, ka rikujtuar momentet tragjike të 22 majit 2010 në një intervistë për emisionin Opinion në Opinion.
Sipas saj, Bleona po luante pranë një dyqani në fshatin e saj rreth orës 17:40 kur u largua me Qamiljen, vajzën e xhaxhait të saj, e cila e mori së bashku me pesë vajza të tjera për të shkuar në mal. Bukurie Mata thotë se vajzat, pasi u kthyen, pretenduan se kishin ngrënë drekë, ndonëse në fakt ishte pasdite, dhe se ngjitja në mal kishte zgjatur vetëm rreth 20 minuta.
Pas largimit të Bleonës, familja kuptoi se diçka nuk shkonte kur halla e vajzës telefonoi për të pyetur për mbesën. Atëherë filluan kërkimet e mëdha: “800 veta kemi qenë në mal, i tërë fshati. Gra, burra, fëmijë… të gjithë”, kujton Bukurie Mata. Megjithatë, policia u njoftua vetëm pas orës 23:00, dhe Bleona nuk u gjet kurrë.
Nënvizohet edhe mundësia që vajza të jetë nxjerrë jashtë vendit, ndërsa në të njëjtën ditë inaugurimi i Tunelit të Kalimashit mund të ketë lehtësuar lëvizjen drejt kufirit. Bukurie Mata thotë se nuk ka hequr dorë nga kërkimi për të bijën, edhe pas 16 vitesh.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






