Transmetuar më 09-03-2026, 23:09

Në Gjermani, një meteor shkaktoi tmerr dhe panik mes banorëve, pasi trupi qiellor ra mbi çatinë e një shtëpie në Koblenz dhe shkaktoi dëme në rajonet përreth Hunsrück dhe Eifel. Fatmirësisht, policia raportoi se nuk pati të lënduar.

Dëshmitarët raportuan se panë një objekt të ndritshëm që fluturonte në qiell, duke shkaktuar frikë dhe spekulime në mediat sociale, përfshirë edhe pyetje nëse mund të ishte një raketë iraniane. Megjithatë, ekspertët shpjeguan se bëhet fjalë për meteorë, të cilët shpesh copëzohen gjatë hyrjes në atmosferë, dhe vetëm disa fragmente, të quajtura meteoritë, arrijnë të prekin tokën.

Banorët e Gjermania perëndimore mbetën të tronditur nga shfaqja e këtij objekti të ndritshëm, megjithëse nuk pati pasoja për jetën e njerëzve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit