Transmetuar më 09-03-2026, 22:47

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa Agolli, ka komentuar ndarjen e aktorit dhe komedianit Bes Kallaku nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Në një intervistë, Agolli tha se ka qenë e ftuar në dasmën e çiftit dhe ka një marrëdhënie të mirë shoqërore me Besin. Ajo theksoi se sipas saj ai ka bërë mirë që është ndarë, duke iu referuar edhe teksteve dhe këngëve që ka krijuar së fundmi.

"Kam qenë në dasmë. Nuk më erdhi keq që janë ndarë. Shyqyr që po vendosin dhe marrin timonin e jetës së tyre si burrat dhe gratë. Unë e bëra shumë vite më parë, nuk jetojmë me një sistem ku ti mund të rrish me gruan dhe burrin se çfarë do të thotë komshiu apo kolegët, nuk funksionon më. Ti në jetën tënde, unë në timen," u shpreh Ilnisa.

Ajo shtoi:

"Me Besin kemi qenë shok klase, vazhdoj të kem shumë xhan. Dhe ka bërë shumë mirë që është ndarë. Ai flet përmes teksteve të veta, këngëve që bën, zgjidhja më e mirë është kthimi te vetja dhe ecja përpara në jetë pa kthyer kokën pas."

Sipas raportimeve, Besi dhe Xhensila kanë bashkë dy fëmijë: vajzën Ajka Kallaku dhe djalin Amen Kallaku. Në këngën e tij të fundit Rrëfim, Besi duket se i lë fajin Xhensilës për ndarjen e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit