

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i kishte thënë se dëshiron një president që nuk merret me politikën e jashtme.
Duke folur në një intervistë në programin Çim Peka LIVE, Osmani tha se për arsyet e tjera pse Kurti ndryshoi qëndrim lidhur me presidencën, do të flasë në një moment tjetër.
Ajo theksoi se gjatë mandatit të saj është përpjekur maksimalisht të punojë në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.
“Kurti më ka thënë se e do një president që nuk merret me politikën e jashtme. Për gjërat e tjera më mirë nuk po flas tani, do të vijë momenti. Dua t’ua bëj të ditur qytetarëve të Kosovës se për gjatë këtyre pesë viteve e gjysmë kam bërë çmos për të mirën e Kosovës”, u shpreh Osmani.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






