

Një shtetas turk, Halil Uçar, 39 vjeç, u plagos mbrëmjen e sotme në Sauk, në Tiranë. Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi brenda një lokali në këtë zonë.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit, por deri më tani nuk ka dhënë detaje mbi personin që qëlloi me armë ndaj Uçarit.
Njoftimi i Policisë
“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U., 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”
Hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave vijojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






