

Një konflikt mes dy shtetasve turq është regjistruar në zonën e Sauk, në Tiranë, ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku një sherr mes dy personave ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
I plagosur ka mbetur shtetasi turk Halil Uçar, i cili është qëlluar në shpatull gjatë konfliktit. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore në një spital privat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e të plagosurit paraqitet e qëndrueshme.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






