

Një shtetas turk ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Sauk, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, ku dyshohet se pas një konflikti është qëlluar me armë zjarri ndaj një personi. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar autorin.
Njoftimi i policisë
Policia e Shtetit bëri me dije se më datë 9 mars 2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi turk H. U., 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në zonën e Saukut.
Sipas policisë, 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






