

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, duke theksuar se, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga Ankaraja, Irani po ndërmerr hapa provokues që rrisin pasigurinë rajonale.
Duke folur pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, Erdogan nënvizoi se siguria kombëtare dhe stabiliteti i qytetarëve turq janë prioriteti kryesor. “Qëllimi ynë është ta mbajmë vendin larg këtij zjarri dhe të garantojmë paqen për 86 milionë qytetarët tanë,” deklaroi ai.
Presidenti turk shtoi se disa aktorë rajonalë po “i hedhin benzinë zjarrit”, duke nxitur destabilizim, ndërsa Turqia përpiqet të luajë rol stabilizues për të frenuar përhapjen e konfliktit. Ai theksoi gjithashtu se marrëdhëniet vëllazërore me Iranin nuk duhet të dëmtohen dhe se përpjekjet e Turqisë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës janë të qarta.
Turqia do të ndjekë nga afër zhvillimet në koordinim me NATO dhe aleatët e saj, duke marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e interesave dhe sigurisë kombëtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






