Transmetuar më 09-03-2026, 17:05

Operacioni “Targeti” në Elbasan, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për trafik droge

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Targeti”, në kuadër të të cilit u arrestua një shtetas i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i punës së shërbimeve operacionale të Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, u vu në pranga shtetasi 37-vjeçar Valmir Polisi.

Sipas policisë, ai u lokalizua në një zonë të thellë në fshatin Pishkash, ku ishte fshehur për t’iu shmangur drejtësisë. Në momentin që ka konstatuar praninë e shërbimeve të policisë, 37-vjeçari ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga efektivët.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar atë me 9 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim. Pas arrestimit, shtetasi do t’i dorëzohet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për kryerjen e procedurave të mëtejshme.

DVP Elbasan

Finalizohet operacioni i koduar “Targeti”, për kapjen e një shtetasi të dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal, për prodhim, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

37-vjeçari i dënuar me mbi 9 vjet burgim, nga GjKKO-ja, u vu në pranga si rezultat i punës së mirorganizuar të shërbimeve operacionale të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Shtetasi fshihej në një zonë të thellë në fshatin Pishkash, dhe sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet.

Si rezultat i mirorganizimit të veprimeve policore, nga shërbimet operacionale të DVP Elbasan, menjëherë pas sigurimit të informacionit për vendndodhjen e një pjesëtari të një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni i koduar “Targeti”.

Në kuadër të operacionit, u kap në një zonë të thellë në fshatin Pishkash, shtetasi Valmir Polisi, 37 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas, me 9 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga ky dënim, shtetasit Valmir Polisi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim.

Shtetasi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit