Transmetuar më 09-03-2026, 16:31

Të shtëna me armë në Shkodër. Sipas policisër, ngjarja ndodhi rreth orës 15:10 në lagjen “Guerrile”, ku shërbimet e policisë gjatë patrullimit i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin lëviznin dy persona, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Drejtuesi i automjetit nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe shtoi shpejtësinë e lëvizjes, duke kryer edhe manovra të rrezikshme në rrugë. Për këtë arsye, patrullat e policisë iu vunë në ndjekje automjetit.

Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri i automjetit ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë arritur të kapin drejtuesin e automjetit, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit që dyshohet se qëlloi me armë.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura për momentin, për shkak të konfidencialitetit të hetimit. Ndërkaq, vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit