Transmetuar më 09-03-2026, 16:14

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka vendosur përjashtimin me nga 10 ditë nga aktivitetet parlamentare të deputetëve të Partia Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas incidenteve dhe gjuhës së përdorur në seancën e fundit plenare.

Vendimi erdhi pas kërkesës së Partia Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj dy deputetëve demokratë. Sipas socialistëve, gjatë seancës së fundit, Balliu tentoi të godiste me grusht kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, gjatë përplasjes në sallë.

Ndërkohë, Bardhi është ndëshkuar gjithashtu me 10 ditë përjashtim pasi ofendoi deputetet e Partisë Socialiste, duke përdorur gjuhë fyese ndaj tyre.

Debati nisi fillimisht mes Taulant Ballës dhe deputetes demokrate Albana Vokshi, së cilës Balla iu drejtua me një koment të konsideruar ofendues, duke i thënë se “e ka numrin 0900”.

Pas këtij incidenti, Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit