

Presidentja e Ursula von der Leyen deklaroi se rendi i vjetër botëror ka rënë dhe nuk pritet të rikthehet më, duke theksuar se Europa duhet të përshtatet me realitetin e ri global.
Në një deklaratë publike, presidentja e Komisionit Europian theksoi se Europa nuk mund të mbështetet më te sistemi i vjetër ndërkombëtar për të mbrojtur interesat e saj.
“Europa nuk mund të jetë më një kujdestare e rendit të vjetër botëror, sepse bëhet fjalë për një botë që ka ikur dhe nuk do të kthehet më. Ne gjithmonë do ta mbrojmë dhe mbështesim sistemin e bazuar në rregulla që ndihmuam të ndërtohej me aleatët tanë, por nuk mund të mbështetemi më tek ai si e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesat tona”, u shpreh ajo.
Duke folur për zhvillimet në Iran, Von der Leyen tha se ekzistojnë pikëpamje të ndryshme nëse konflikti është një luftë e zgjedhur apo e domosdoshme, por theksoi se Europa duhet të fokusohet tek realiteti i situatës.
Ajo shtoi se nuk duhet të ketë simpati për regjimin iranian dhe se Europa duhet të jetë e përgatitur të projektojë fuqinë e saj në mënyrë më të vendosur.
Presidentja e Komisionit Europian theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë afrimin e vendeve të tjera me unionin, duke përfshirë Ballkani Perëndimor, Moldavia dhe Ukraina.
Sipas saj, zgjerimi i BE-së nuk është çështje ideologjike, por një interes dhe domosdoshmëri për sigurinë e përbashkët europiane. “Ne duhet të jemi të përgatitur për të përmbushur detyrat tona sapo të vijë momenti i duhur”, përfundoi ajo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






