Transmetuar më 09-03-2026, 15:16

Një fokë është gjetur e ngordhur brenda territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Një ditë më parë, kafsha ishte parë duke notuar në mënyrë të pazakontë pranë gadishullit të Karaburunit nga disa turistë të huaj që po eksploronin zonën, ndërsa sot (9 mars) është konstatuar e pajetë në breg.

Dyshimet paraprake janë se foka mund të jetë dëmtuar nga peshkimi i paligjshëm me eksploziv (dinamit), megjithatë kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura po shqyrtojnë rastin dhe pritet të kryhen verifikime për të përcaktuar shkakun e ngordhjes.

Fokat janë shfaqur disa herë kohët e fundit në ujërat e gjirit të Vlorës. Para pak ditësh, një tjetër fokë u filmua duke u ushqyer me një oktapod, ndërsa rreth dy vite më parë një fokë u afrua edhe pranë zonës së ankorimit të mjeteve lundruese në Radhimë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit