

Një operacion i Policisë së Shtetit ka goditur një rast të dyshuar të pastrimit të produkteve të veprës penale në Berat.
Aksioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtoria Vendore e Policisë Berat, të cilët finalizuan operacionin policor të koduar “Produkti”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin dhe në banesën e një shtetasi në Berat, policia arrestoi në flagrancë K. K., 67 vjeç, banues në qytet.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
54 890 euro
2020 paund britanikë
1850 dollarë amerikanë
2850 franga
1 automjet
1 aparat celular
Sipas hetuesve, këto shuma monetare dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme.
Policia bëri të ditur se hetimet po vazhdojnë për:
dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale,
identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






