Transmetuar më 09-03-2026, 14:32

Arrestohet drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin fatal në aksin Levan-Tepelenë

Policia ka arrestuar 57-vjeçarin Pëllumb Muska, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal ku humbi jetën 39-vjeçarja Nertila Abazaj.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në aksin rrugor Levan–Tepelenë, në kryqëzimin që lidh fshatin Varibop me autostradën.

57-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

Ai drejtonte furgonin që u përplas me automjetin e 39-vjeçares.

Përplasja ndodhi në momentin kur makina e Abazajt doli nga rruga për të hyrë në autostradë.

Nertila Abazaj humbi jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i furgonit Pëllumb Muska dhe pasagjeri Sadik Rama mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit