Transmetuar më 09-03-2026, 10:24

Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku po prezantohet raporti i përgatitur nga përfaqësuesit socialistë në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, bëri me dije se raporti është dorëzuar në Kuvend që të premten dhe ka karakter rekomandues për deputetët.

“Raporti është dorëzuar të premten në Kuvend. Më 16 dhjetor 2025, pranë Kuvendit është depozituar nga SPAK një kërkesë që më pas i është kaluar për shqyrtim zotit Peleshi”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se në Këshillin e Mandateve çdo deputet ka të drejtën e tij të vlerësimit dhe të qëndrimit mbi çështjen në fjalë.

“Ne, pesë deputetët anëtarë të Këshillit – unë, Peleshi, Maja, Çuçi dhe Çomo – kemi përgatitur një material me karakter rekomandues, i cili do të prezantohet në formë përmbledhjeje nga Ulsi Manja”, deklaroi Balla.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit