Transmetuar më 09-03-2026, 09:05

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste pritet të zhvillojë sot një mbledhje për shqyrtimin e raportit të pesë anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve, lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dhënien e autorizimit për kufizimin e lirisë së ish-zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Në këtë mbledhje do të lexohet raporti i përgatitur nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Këshillin e Mandateve dhe do të diskutohet qëndrimi që grupi parlamentar do të mbajë ndaj kërkesës së prokurorit.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se mbledhja do të nisë në orën 10:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

“Sot në orën 10:00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, ka shkruar Rama në platformën X.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit