Transmetuar më 09-03-2026, 09:04

Asambleja e Ekspertëve të dielën shpalli Ajatollah Seyyed Mojtaba Khamenei si Udhëheqësin e tretë të Revolucionit Islamik pas një procesi rigoroz që zgjati më shumë se një javë, njoftoi sot Press TV. Vonë të dielën, Asambleja e Ekspertëve të Iranit shpalli Ajatollah Seyyed Mojtaba Khamenei si Udhëheqësin e tretë të Revolucionit Islamik, pas vdekjes së të atit, Ali Khamenei.

I lindur në vitin 1969 në qytetin e shenjtë të Mashhadit, Ajatollah Moxhtaba Khamenei është djali i dytë i Udhëheqësit të dytë të Revolucionit Islamik, i cili mbajti pushtetin për 37 vjet pas vdekjes së themeluesit të Revolucionit Islamik, Imam Khomeinit.

Mojtaba i kaloi vitet e tij formuese në Teheran, duke përfunduar arsimin e mesëm në Shkollën Alavi, një institucion i njohur për edukimin e figurave të jetës intelektuale dhe politike të Republikës Islamike të Iranit.

Rinia e tij e hershme përkoi me një nga periudhat më të trazuara në historinë moderne iraniane. Vetëm 17 vjeç, gjatë Luftës Iran-Irak, ai u ofrua vullnetar në vijën e frontit luftarak.

Pas luftës, në vitin 1989, vazhdoi studimet për 8 vjet për jurisprudencë. Në 1997, u martua me Zahra Haddad Adel. Çifti ka tre fëmijë, dy djem, Mohammad-Bagher dhe Mohammad Amin, dhe një vajzë, Fatemeh.

Gruaja e Moxhtaba vdiq më 28 shkurt në sulmin amerikano-izraelit kundër Iranit ku vdiq dhe i ati.

Brenda establishmentit fetar të Iranit, Udhëheqësi i ri ka qenë aktiv dhe si një nga këshilltarët e babait të tij, mori pjesë në konsultime dhe takime të shumta pune me zyrtarë të lartë në qeveri të ndryshme të Republikës Islamike.

Ai kishte një marrëdhënie veçanërisht të ngushtë me Sejjid Hassan Nasrallah, udhëheqësin tashmë të vrarë të lëvizjes libaneze të rezistencës Hezbollah.

Megjithatë, Ajatollah Moxhtaba Khamenei njihet për mbajtjen e një profili të ulët publik.

Mojtaba Khamenei tani merr udhëheqjen e Iranit në një moment vendimtar në historinë e saj, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë nisur një luftë kundër vendit.

Duke u bazuar në deklaratat e lëshuara nga zyrtarët më të lartë të vendit, si dhe nga forcat e armatosura që i kanë premtuar besnikëri, Moxhtaba do të kërkojë të vazhdojë dhe të ndërtojë punën e tij mbi trashëgiminë e paraardhësit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit