Transmetuar më 09-03-2026, 07:20

Ditën e hënë, më 9 mars 2026, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me kthjellime të herëpashershme. Pas orëve të pasdites pritet përmirësim gradual i motit, me dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët, duke nisur që në orët e para të 24-orëshit dhe duke vijuar deri rreth mesditës, kryesisht në zonat jugore dhe qendrore të vendit. Në intervale të shkurtra kohore, reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave.

Në zonat veriore priten reshje të izoluara shiu, kryesisht në formë pikash, si dhe në relievet e larta malore. Pas orëve të pasdites parashikohet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare, në lugina dhe në zona malore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/s.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit