

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u mbush me emocione këtë 8 Mars, ndërsa banorët festuan Ditën Ndërkombëtare të Gruas me dedikime të veçanta për nënat, vajzat dhe të dashurat e tyre.
Një nga momentet më prekëse të ditës ishte ai i Mateo Borit, i cili i shkroi një letër nënës së tij. Teksa lexonte fjalët e shkruara, Mateo nuk arriti të përmbante emocionet dhe shpërtheu në lot, duke treguar dashurinë dhe mirënjohjen e thellë për nënën e tij. Ky moment tërhoqi vëmendjen e banorëve të tjerë dhe krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe prekëse brenda shtëpisë.
Edhe banorët e tjerë shkruan mesazhe për familjarët dhe të dashurat e tyre, duke e kthyer festën e 8 Marsit në një moment të veçantë dhe emocional në BBVA.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






