Transmetuar më 08-03-2026, 22:47

Pas pritjes së gjatë, Arbana Osmani konfirmoi përmes një promoje në Instagram se do të jetë moderatore e sezonit të ri të spektaklit “Ferma VIP”, i transmetuar në Vizion Plus dhe Tring. Në postimin e saj, ajo shkroi thjesht: “Le të fillojnë lojërat”, duke ndezur pritshmëritë e fansave.

Ky rikthim shënon herën e parë që Arbana Osmani punon jashtë Top Channel, ku ishte ikonë e “Big Brother VIP Albania” për vite me rradhë. Gjatë kësaj kohe, ajo mbajti lidhjen me publikun edhe përmes programit të saj “Mirëmbrëma yje” në YouTube.

Sipas burimeve të Prive nga Liberta Spahiu, sezoni i ri i “Ferma VIP” pritet të nisë në fund të muajit mars. Rikthimi i moderatores në një format të ri televiziv vjen pas vendimit të saj për të përfunduar angazhimin në “BBVA”, ku kishte theksuar dëshirën për të mbyllur programin në mënyrë të qetë pavarësisht shifrave të larta të audiencës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit