Transmetuar më 08-03-2026, 22:19

Një protestë anti-muslimane në New York City është shoqëruar me tensione, pasi policia konfirmoi praninë e një pajisjeje shpërthyese pranë rezidencës së kryebashkiakut Zohran Mamdani.

Sipas mediave ndërkombëtare, një grup supremacistësh të bardhë zhvilloi demonstratën pranë Gracie Mansion, rezidenca zyrtare e kryebashkiakut, e cila ndodhet në zonën e Manhattan. Në të njëjtën kohë, në afërsi u mblodh një numër më i madh kundërprotestuesish.

Raportohet se dy persona, të cilët dukeshin si pjesë e kundërprotestës, hodhën një pajisje ndezëse pranë forcave të policisë dhe lanë një tjetër pajisje në zonën përreth.

Autoritetet bënë të ditur se pajisjet përbëheshin nga kavanoza me siguresa, të mbushura me dado dhe bulona. Fillimisht nuk ishte e qartë nëse ato ishin eksplozivë funksionalë.

Zëdhënësja e New York Police Department, Jessica Tisch, deklaroi se pas verifikimeve nga njësia piroteknike e policisë u konstatua se njëra prej pajisjeve ishte një bombë tymuese ose pajisje e rreme, ndërsa tjetra rezultoi një pajisje shpërthyese e improvizuar, e cila mund të kishte shkaktuar lëndime të rënda apo edhe viktima.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit