

Pas divorcit të shumëpërfolur me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, aktori i njohur Bes Kallaku duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën personale, krah partneres së tij të re. Nga reagimet në rrjetet sociale, duket se familja e tij është në krah të tij, duke shprehur hapur mbështetjen.
Vëmendje të veçantë ka tërhequr komenti i motrës së tij, Ana Kallaku, në postimin ku shfaqet çifti. Mesazhi i saj është interpretuar nga ndjekësit jo vetëm si një urim për vëllain, por edhe si një deklaratë me nënkuptim.
“…besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja nga të gjitha është DASHURIA!”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar komentin me disa zemra të kuqe.
Ky citim, i vendosur në këtë kontekst, është komentuar gjerësisht në rrjet, ku shumë përdorues e kanë lexuar si një mesazh simbolik për marrëdhënien e re të aktorit. Theksimi me germa kapitale i fjalës “DASHURIA” është parë nga disa si një mënyrë për të nënvizuar rëndësinë e ndjenjës që ai po përjeton aktualisht.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse komenti përmban një nënkuptim të drejtpërdrejtë ndaj ish-bashkëshortes së aktorit, pasi asnjë prej palëve nuk ka reaguar publikisht për interpretimet që po qarkullojnë në rrjet.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






